Gazmen Halili: Më ndihmoni që edhe unë te shohë botën me sytë e mi !!!
Avdis Renhold
v/Avdi Kongjeli
TEL: 66902097
Rusia do ta rishqyrtojė qėndrimin e saj ndaj pavarėsisė sė Kosovės nėse Serbia synon tė hyjė nė NATO, ka thėnė pėrfaqėsuesi i pėrhershėm rus nė Aleancėn Veriatlantike, Dmitrij Rogozin
Mė shumė ...Partia Demokratike e Kosovės ėshtė fituese nė raundin e tretė tė zgjedhjeve pėr kryetar tė komunave tė Prizrenit dhe tė Lipjanit.
Mė shumė ...Të dashur bashkëkombas,
Sic jeni të gjithë në dijeni gjatë dy javëve të para të janarit në zonën e nën Shkodrës si dhe në rrethinat e saj si rezultat i situatave të motit të papërsëritshme në dekada, ndodhën vërshime të jashtëzakonshme të ujrave të lumenjve, që cuan në përmbytjen e më shumë se 11.000 ha toke, të rreth 4000 shtëpive dhe dëme të tjera shumë të mëdha.
Si rezultat i angazhimit maksimal të qeverisë e strukturave shtetërore nëpërmjet një operacioni shpëtimi e ndihme të përmasave të papara ndonjëherë si dhe nëpërmjet menaxhimit shëmbullor të situates nga ana e qeverisë u arrit që të mos humbej asnjë jetë njerëzore e të bëhej maksimalja e mundshme për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.
Tani situata po përmirësohet e ujrat kanë filluar të tërhiqen, por dëmi i shkaktuar nga përmbytja është shumë i madh.
Solidarizimi me të afërmin e tij në raste fatkeqësish ka qënë gjithnjë në natyrën dhe dinjitetin e shqiptarit.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Stokholm i bën thirrje të gjithë diasporës shqiptare në Norvegji, cdo shoqate e cdo individi që të solidarizohen me banorët e zonave të përmbytura dhe në përputhje me mundësitë të japin kontributin e tyre për lehtësimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore të përmasave të jashtëzakonshme.
Më poshtë janë numrat e kontove bankare ku mund të derdhen kontributet përkatëse.
Do t’ju luteshim që për cdo kontribut të derdhur të njoftohej edhe ambasada në adresën e e-mail: embassy.stockholm@mfa.gov.al
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Stokholm
Stokholm, më 18.01.201
Mė shumė ...