SPONZORËT 2009

Albaner.no - Shqiptaret ne Norvegji - Albanere i Norge

KQZ: PDK-ja, fituese e zgjedhjeve në Prizren dhe Lipjan

Publikuar mė 01.02.2010

Sipas rezultateve preliminare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, del PDK-ja ka fituar 53,2 pėr qind tė votave tė votuesve tė Prizrenit dhe 53,7 pėr qind tė votave tė votuesve tė Lipjanit.
“Nė komunėn e Lypjanit PDK kandidati Shukri Buja, ka fituar 14 mijė e 209 vota gjegjėsisht 53.7 pėr qind. Ndėrsa LDK kandidati Imri Ahmeti 12 mijė e 261 vota gjegjėsisht 46.3 pėr qind. Nė komunėn e Prizrenit PDK kandidati Ramadan Muja ka fituar 30 mijė151 vota, gjegjėsisht 53. 2 pėr qind ndėrsa LDK kandidati Hanefi Muharremi 26 mijė e 493 vota gjegjėsisht 46.8 pėr qind, tha Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-sė.
Pak orė pas mbylljes sė vendvotimeve  zgjedhorė nė kėto dy komuna, pėrfaqėsues tė dy subjekteve politike, PDK dhe LDK, e kanė pranuar rezultatin e dal nga kėto zgjedhje.
“I ftojmė tė gjithė qė kanė marr pjesė nė kėtė garė elektorale qė ta njohin rezultatin zgjedhor i cili ėshtė dukshėm mė i madh. Po e themė pak sa nė shaka se tani nuk kanė mė punė as KZAP dhe KQZ sepse ėshtė punė e kryer”, tha Hajredin Kuēi, nėnkryetar i PDK-sė.
“Rezultatet nuk janė inkurajuese pėr LDK-nė. Kandidati i PDK-sė dhe i koalicionit tė tyre ėshtė nė njė udhėheqje ndaj kandidatit tonė. Natyrisht qė i falėnderojmė qytetarėt e pėr daljen masive nė zgjedhje. LDK ka dhėnė njė mundėsi qė pėrmes ankesave pran KZAP-sė dhe organeve kushtetuese tė Kosovės qė ata ta shprehin vullnetin e tyre tė lirė ndėrsa nė Lypjan rezultati ėshtė mė i balancuar”, tha Lutfi Haziri, nėnkryetar i LDK-sė.
Sipas KQZ-sė, rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve do ta pėrcaktojnė votat me kusht, votat pėrmes postės dhe tė personave me nevojė tė veēanta. Mirėpo, sipas tyre numri i pėrgjithshėm i kėtyre votave nuk do tė ketė mundėsi tė ndryshoj diēka sa i pėrket rezultatit preliminar tė zgjedhjeve.