SPONZORËT 2009

Albaner.no - Shqiptaret ne Norvegji - Albanere i Norge

Eurovizioni 2010: Sonte mbahet gjysëmfinalja, ta votojm të gjithë Juliana Pasha!

Publikuar mė 25.05.2010

Transmetimi do të fillojë ora 21:00 në NRK, TVSH, RTK. ALSAT e shum kanale televizive shtetërore...

Juliana do të paraqitet me këngën e saj në skenë e 12-ta dhe luteni shqiptarë kudo që jeni ta votoni ju dhe shoqeria juaj norvegjeze.


Eurovizioni 2010: Juliana Pasha në provën e fundit

Publikuar mė 24.05.2010 - www.kosovalbaner.com

 

Ishte kënaqesi të jesh shqiptar sot kur u prezantua Juliana Pasha në pranin e nje grupi te madh vizitorësh te cilët i duar trokiten shumë.Kamera e kosovalbaner.com ishte sot prezent dhe ne vazhdim ju sjellim materiale te shumta nga prova e fundit,njëherit vizitor të web faqes son ju njoftojm se këto ditë do te jemi në sherbim te plot te Julianës .Ju ftojmë ku do qe jeni qe te organizoheni sa ma mirë që të votojm ne numer sa ma te madh për këngën e Shqipërisë në Eurovizion,shumë gjëra mvaren nga vota juaj mos hezitoni por informoni me te afermit shoqerinë dhe percillni transmetimin ne televizionet shtetërore aty ku ju jetoni ,informohuni me metodën e votimit dhe votoni për Shqipërinë.

Një është e sigurt se Juliana kishte pushtuar zemrat e shumë norvegjezëve qe sot i duar trokiet me se shumti se te gjithë konkurentëve të tjerë që u  prezantuan sot .

Më vonë do të ju sjellim edhe pjesë të tjera  me video dhe fotografi nga prova e fundit dhe nga darka qe u organizua sot nga Kryetari i komunes së Oslo-s për te gjitha delegacionet e këngës së Eurovizionit 2010.

Ne nga kosovalbaner.com kemi bër një link te posaqem enkas për Julianën ku do te vendosen materialet  që ajo ka pasur gjatë aktivitetit te saj ditor për qdo ditë në të ardhmen

 


Asociacionet shqiptare në Oslo, realizuan piknikun vjetor!

Publikuar mė 23.05.2010 - Rexhep Kurtishi, mësues në Asker dhe Oslo

(KLIKO MBI FOTO PËR TI SHIQUAR EDHE 100 FOTO TË TJERA)

Kryesia e QIKSH-ut së bashku me këshillin e prindërve mbajtën mbledhJe më 5. maj 2010, e mërkurë, në orën 18:00. Me një bisedë konstruktive vendim marrës ishin të mendimit për ti gëzuar nxënësit e mësim besimit islam dhe të shkollës shqipe me një piknik në fushën e Ekeberg-ut.

Të gjithë u pajtuan që pikniku të bëhet më 23. maj 2010, e diel që nga ora 10.00 e deri në orën 17.00.

E dilel 23. maj 2010

Sot nxënësit dhe mësuesit nuk mbajtën mësim, por sëbashku me prindërit dhe të afërmit e tyre arritën në Ekeberg pas orës 10.00. Parku në Ekeberg është vërtet i bukur, por tubimi i fëmijëve shqiptarë me prinderit dhe të afërmit e tyre e bën edhe më të bukur.

U zhvilluan ndeshje sportive dhe u shpërblyen me mirënjohje të gjithë fëmijët. Shumë prindër aktivist përgaditën mish të pjekur në zgarë dhe servuan pije të llojeve të ndryshme freskuese.

 Të gjitha shpenzimet i mbuloi QIKSH-u. Në mesin e tyre ishte edhe Dr. Musli Verbani, imami i xhamisë, mësuesit e shkollës dhe besimit islam, Radio Rilindja,Shoqatat sportive dhe ajo kulturore Rilindja dhe të grupit studentor.

Aktivitetet të ndryshme në dobi të nxënësve do të vazhdojnë të mbahen edhe më tej. Falënderojmë kryesinë e QIKSH-ut për ndihmesën e tyre të të gjitha llojeve dhe prindërve aktiv.


Eurovizioni 2010: Delegacioni shqiptarë po mikëpritet nga bashkatdhetarët tanë!

Publikuar mė 22.05.2010

(para lokalit "Tors Hammmer" Foto reporteri: Metush Bajrami)

Zamira Koleci - dreojtoreshe e RTSH-së,Osman Disha -korrospodent i RTK-së per Norvegji,Jonuz Emini- pronar i lokalit "Tors Hammer" në Oslo,Juliana Pasha- këngëtarja e eurosong-ut 2010 ,Ardit Gjebrea: artist dhe tekstshrues,Ramiz Lajqi.organizator mbrëmjesh muzikore "AgëtimeLIVE" dhe Alush Baliqi redaktor i  Radio Rilindja, 

Gjatë ditë së djeshme stafi kryesor i Eurosong-ut 2010, ishin ne drekim me bashkatdhetarin tonë Osman Disha, më pastaj pjesë e takimit të afërt me ta ishim edhe stafi i Radio Rilindja, Oslo.

Ata ishin në studion e Radio Rlindja ku dhe u zhvilluan intervistat dhe u bënë disa regjistrime fenomenale nga ana e Arditit dhe Julianes.

Pa humbur kohë me gjithë atë agjendë të dendur ku dhe ne sytë e Juliana Pashës u vënte re se ka pak gjum dhe e lodhur nga ushtrimet dhe provat e përditshme të këngës që do të perfaqëson shtetin tonë Shqipërinë, ata ju kishin pergjigjur ftesës pozitivisht edhe afaristit tonë shqiptarë nga trojet e Iliridës që të darkojnë në një restorant luksoz në qender te qytetit.

Takimi i fundit per këtë ditë të gjatë për ta ishte ai në lokalin e Jonuz Eminit në "Tors Hammer" ku bashkatdhetarët për së afermi u panë me Juliana Pashen dhe ekipin e saj.

"Tors Hammer"  ishe mikëpritës edhe i delegacionit nga Turqia te cilët ranë në kontaktë me redaktorin e Radio Rilindja, Alush Baliqin.

Ata sëbashku me delegacionin shqiptarë do të jenë pjesë e koncertit të madh në EVENTHALLEN, organizuar nga "Argëtime LIVE"


Sot në mbrëmje Juliana me ekipin në Tors Hammer, ftohen gjithë shqiptarët të jenë aty!

Publikuar mė 21.05.2010

Juliana Pasha sëbashku me delegacionin e saj sot ne oret e mbrëmjes do të jetë mysafirë  ne studion e Radio Rilindja në Oslo dhe më pastaj ne restorantin TORS HAMMER të pronarit dhe aktivistit të denjë shqiptarë, Jonuz Emini-t...

Adresa:Tors Hammer Fr. Nansens pl. 8 0160 Oslo (mbrapa Rådhuset) Tlf. 22 33 69 70. Faks: 22 42 08 82

Ftohen bashkatdhetarët të jenë pjesë e këtij takimi në lokalin e lartëpermendur! Informata më të hollësishme në: info@albaner.no